Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

STUDIMET

 

Koncepti i studimeve i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, sikurse edhe i UBT-së në tërësi, vendos studentin në qendër dhe orienton të gjitha aktivitetet akademike në mbështetje të zhvillimit profesional, akademik dhe edukativ të studentëve. Studenti përveç studimeve të rregullta ka mundësi të shumta të edukimeve shtesë, çertifikimeve dhe trajnimeve që ofron UBT. Studentët gjithashtu janë të organizuar pranë organizatave studentore që ndihmojnë në adresimin e kërkesave akademike dhe sociale të studenteve dhe janë të integruar në strukturat organizative të fakultetit duke ndihmuar ata që të jenë pjesë e vendimmarrjes.

 

UBT aplikon parimet e Mësimdhënies Bazuar në Kompetencë. Disa nga praktikat e mësimdhënies në këtë rast janë:

  • Mësimi bazuar në projektim
  • Mësimi bazuar në problem
  • Mësimi bazuar në punë laboratorike
  • Analiza e rastit studimor
  • Vizita studimore
  • Puna grupore
  • Mësimi online dhe materialet mësimore online.

 

Vlerësimi i studentëve rregullohet me Rregulloren për Vlerësimin e Studentëve. UBT aplikon vlerësimin e vazhdueshëm të studentëve gjatë studimeve. Disa nga metodat e vlerësimit gjatë vlerësimit të vazhdueshëm janë:

  • Projekte të dizajnit dhe punë në studio
  • Prezantimi dhe kritika
  • Vlerësimi javor i detyrave
  • Detyra me shkrim
  • Kolokiumet