Struktura e Programit

Programi për Aktrim, që u ofrohet studentëve në UBT, është hartuar duke pasur parasysh hulumtimin e nevojave për kuadro në fushën e Aktrimit në Kosovë. Për mungesë kuadrosh në fushën e teatrit dhe Filmit në Kosovë programi është mbështetur krejtësisht në nevojat e fushave të përcaktuara, duke shpresuar dhe besuar që do të krijojë kuadro të përgatitura, të cilët do ta gjejnë vendin e tyre në tregun e teatrit, filmit e produksioneve a televizioneve në vend dhe më gjerë.

Programi Aktrim  është  multidiciplinar dhe me rëndësi  të madhe për edukimin  artistik e të komunikimit teatral, filmik e televiziv në nivelin universitar. Konsensusi kryesor që rrjedh nga praktika ndërkombëtare është se Aktrimi e ka aftësinë e paraqitjes dhe të përshfaqjes së karaktereve të ndryshme njerëzore të shtresave të ndryshme sociale, klasave të ndryshme shoqërore si dhe etniteteve të ndryshme.

Këtu përfshihen:

-Ligjërata;

-Prova nga ligjërata paraprake;

-Diskutime dhe analiza për proven;

-Hulmtim;

-Krahasim me shembuj konkret;

-Vizita studentore neper teatro;

-Kinema vendore dhe me gjerë;

-Projektet;

-Mësimi i bazuar në problem;

-Mësimi i simuluar;

-Interpretime artistike;

-Edukim artistik;

 

Në këtë mënyrë, studentët do të jenë në gjendje të punojnë në institucione shtetërore, publike e private të fushave të ndryshme që ndërlidhen me Aktrimin, edhe atë:

Aktor teatri,

Aktor Teatri të kukullave;

Aktor filmi;

Insipiciencë;

Folës;

Animacion;

 

Prandaj, të diplomuarit e programit Aktrim do të kenë aftësi për të luajtur në shfaqje teatrale, film, seriale dhe TV;

Të komunikojnë në mënyrë efektive në një kontekst artistik;

Të zbatojnë parimet etike dhe ligjore të aktrimit në shfaqje teatrale; të zbatojnë ligjin kombëtar dhe evropian për Teatrin Filmin dhe Televizion;

Të vlerësojnë në mënyrë kritike literaturën e botuar për aktrimin, Dramën, Filmin, dhe Televizionin;

Të promovojnë aktrimin dhe punojnë me efektivitet; Të pranojnë dhe ofrojnë vlerësim professional;

Të angazhohen në promovimin e aktrimit dhe lojës teatrale në nivele individuale dhe kolektive;

Të punojnë në ekip dhe të jenë të gatshëm për përgjegjësinë profesionale dhe etike gjatë ushtrimit të profesionit të tyre

 

 

Programi Bachelor në Aktrim zgjat 3 vjet (6 semestra) përfshirë përfundimin e temës së diplomës.

Gjatë gjashtë semestrave zhvillohet njëkohësisht puna teorike dhe ajo praktike.

Studimi Bachelor përmban 180 ECTS dhe ndahet në lëndë obligative dhe me zgjedhje.

Studimi bachelor përmban 180 ECTS

 

 

BSc Aktrim – PRISHTINË

 

Viti i I: 60 ECTS
SEMESTRI 1: 30 ECTS
 Orë për javë
NrTipiLëndaLUECTS
1OAktrim I268
2OLëvizje Skenike I115
3ODiksion I135
4OAktrim në Ekran I145
5OTeknikë Vokale I114
6EGjuhë Angleze Profesionale I113
7EShkrim Akademik I113
8EIT I113
9EPantomime I113
SEMESTRI 2:  30 ECTS
10OAktrim II268
11OLëvizje Skenike II115
12ODiksion II1 35
13OAktrim në Ekran II225
14OTeknikë Vokale II114
15EEstetikë203
16EPlastikë trupore113
VITI 2: 60 ECTS

SEMESTRI 3:  30 ECTS

17OAktrim III268
18OLojra Skenike114
19ODiksion III144
20OTeknikë Vokale III114
21OHistoria e Dramës dhe Teatrit I113
22OPerformancë Skenike I114
23EGrim113
24EKostumografi I113
25EMuzikë Aplikative113
SEMESTRI 4: 30 ECTS
26OAktrim IV268
27OMjeshtër i Plastikës114
28ODiksion IV134
29OTeknikë Vokale IV114
30OLuftra skenike123
31OPerformancë Skenike II124
32EPsikologjia e Artit I113
33EHistoria e Dramës dhe Teatrit II113
VITI 3: 60 ECTS

SEMESTRI 5: 30 ECTS

34OAktrim V268
35OProduksion I135
36OFilozofia e Artit115
37OPërgaditja për Audicion125
38OSkenar i filmit114
39ESociologjia e Kulturës113
40EProjektimi i skenës113
VITI 3: 60 ECTS

SEMESTRI 6: 30 ECTS

41OAktrim VI266
42OProduksion II135
43ORegji Filmi dhe Televizioni I114
44OTema e Diplomës  15