Master i përbashkët në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (PoSIG)

Programi i kursit për vitin akademik 2024/25 është i disponueshëm -> këtu.

Ky program Master është një mundësi unike për të studiuar në Austri, Shqipëri, Bosnje & Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Ky program dyvjeçar është i përshtatshëm për gjithë studentët ndërkombëtarë që kanë diplomë Bachelor në Shkenca Politike dhe që kanë një nivel të caktuar të edukimit metodologjik.

Ai ofron module në të gjitha fushat e Shkencave Politike:

  • Politikë Krahasuese
  • Integrimi Evropian
  • Marrëdhëniet Ndërkombëtare
  • Administrata Publike dhe Politikat
  • Teoria Politike

Studentët janë të lirë të zgjedhin disa nga universitetet partnere të PoSIG që ofrojnë kurse për vitin e parë të programit dhe mund të zgjedhin një tjetër partner për vitin e dytë të programit. Ata duhet të regjistrohen në të paktën në dy institucione të ndryshme, por edhe në më shumë partnerë. Programi inkurajon studentët të mësojnë në mënyrë aktive dhe t’i dizajnojnë vetë strategjitë e tyre të kualifikimit dhe mobilitetit brenda kurrikulës së PoSIG.

Këto janë universitetet partnere:

  • Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKIM)
  • Universiteti Europian i Tiranës (UET)
  • Universiteti i Tiranës (UTIR)
  • Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) – Prishtinë
  • Universiteti i Sarajevës (UNSA)
  • Shkolla e Shkencës dhe Teknologjisë në Sarajevë (SSST)
  • Universiteti i Triestes (UNITS)
  • Universiteti i Prishtinës (UP)
  • Universiteti Shtetëror i Tbilisit (TSU)
  • Instituti Gjeorgjian për Çështje Publike (GIPA)
  • Universiteti Shtetëror i Jerevanit (YSU)
  • Universiteti Ndërkombëtar Eurasia (EIU)

 

Diploma e përbashkët jepet nga të gjitha universitetet e ndjekura nga studenti gjatë programit dyvjeçar të studimeve.

Thirrja për aplikime për vitin 2025 do të jetë e hapur nga data 15 Shkurt deri më 15 Prill 2025 në platformën tonë të aplikimit:

-> https://www.posig.uet.edu.al

Bazuar në Thirrjen Erasmus+ KA 107 2021/22/23, grantet për studentët e PoSIG në kohëzgjatje prej 9.5 muajsh janë të disponueshme për vitin akademik 2025/26. Studentët nga universitetet tona partnere të listuara më poshtë kanë të drejtë të aplikojnë. Aplikimi duhet të bëhet në universitetin partner:

  • Shqipëri – Universiteti i Tiranës, Universiteti Europian i Tiranës
  • Armeni – Universiteti Amerikan i Armenisë, Universiteti Shtetëror i Jerevanit
  • Bosnje & Hercegovinë – Universiteti i Sarajevës, Shkolla e Shkencës dhe Teknologjisë në Sarajevë
  • Gjeorgji – Universiteti Shtetëror i Batumit, Universiteti Shtetëror Ilia, Universiteti Shtetëror i Tbilisit, GIPA
  • Kosovë – Universiteti i Prishtinës, UBT
  • Liban – Universiteti Notre Dame
  • Mali i Zi – Universiteti i Malit të Zi, Universiteti Donja Gorica
  • Azerbajxhan – ADA
  • Ukrainë – Universiteti Karazin Kharkiv, Universiteti Kombëtar Ivan Franko i Lvivit, Universiteti Kombëtar i “Akademisë Kyiv-Mohyla” (KA 171 Partner)

 

Grantet për 9.5 muaj janë të disponueshme për studentët nga: Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Armenia, Gjeorgjia, Ukraina, Azerbajxhani dhe Libani.

Detaje rreth procesit të aplikimit, programit të kursit, etj., mund të gjenden në faqen tonë të internetit -> posig.info dhe në Facebook: -> www.facebook.com/posig.

Informacione të mëtejshme për Posig: