Studentëve të UBT-së u mundësohet punë praktike nëpër QKMF-të në Gjilan

10/05/2017

Studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT, nga tash mund të fillojnë praktikën nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilanit, falë bashkëpunimit të realizuar mes UBT-së dhe Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Gjilanit.


Marrëveshja është nënshkruar në mes drejtorit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan, Dr.Fejzullah Berisha dhe dekanit të Fakultetit të Infermierisë në UBT, Fitim Alidema.


Marrëveshja konsiderohet e një rëndësie të veçantë, ngaqë studentët do të zhvillojnë aftësi teorike dhe praktike. Po ashtu, marrëveshja mundëson bashkëpunim për të zhvilluar potencialet e përbashkëta në fushat e reja inovative.


UBT në vazhdimësi është duke arritur marrëveshje bashkëpunimi me Qendrat e Mjekësisë Familjare, në Kosovë,  në mënyrë që studentët të realizojnë edhe punën praktike.