Studentët e UBT-së vizituan Shqipërinë
27/11/2010
Studentët e UBT, për nderë të Festës Kombëtare “28 Nëntori” ditës së Flamurit Shqiptarë, organizuan vizitë tre ditore në Shqipëri. Qyteti i parë që u vizitua nga studentët dhe menaxhmenti i UBT-së ishte Tirana. Vizituan kryeqendrën, nuk e lanë anash edhe Panairin pemëtarisë, ku ishin të ekspozuara shumë produkte vendore të vendit shqiptar. Studentët nuk hezituan të hynin në bashkëbisedim më shitësit e produkteve, dhe u njoftuan më hollësisht se çka dhe çfarë produkte ofron Shqipëria. Më pastaj vizituan Pallatin e Kongreseve.
Ditën e dytë të vizitës, studentët e UBT i gjejmë në qytetin historik Vlora, qyteti ku me 28 Nëntor 1912 u ngrit Flamuri kombëtar shqiptar nga Ismail Qemail Vlora. Më pas vizituan edhe Muzeun e qyteti në fjalë, ku për së afërmi pan mbishkrime të ndryshme, fotografi, përmendoret e të gjithë atyre që kontribuan për vendin në ngritjen e flamurit.
Diskoteka “Llollipop”, organizoi ndejë deri në orët e vona të mesnatës për studentët nga Kosova.
Mikpritës për studentë e UBT-së, ishte edhe pronari i “Hotel Grandin”, ku studentëve për tre ditë më radhë u ofroi servisim dhe shërbim komod.