inxhinieri e ndërtimit

Studentët e UBT-së vizituan objekte në ndërtim e sipër në Prishtinë

04/05/2018

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në objektin e 40-katëshes dhe në objektin e kompanisë “Nartel”, në lagjen Lakërishtë, në Prishtinë.

Vizita është realizuar nën udhëheqjen e dekanit të FIN-it, prof. dr Muhamet Ahmeti dhe ligjëruesit, Gent Hasmija, në kuadër të lëndës “Praktika e Punës”.

Nga përfaqësuesit e këtyre kompanive, studentët u njoftuan me të gjitha proceset e ndërtimit dhe me problemet e sfidat që kanë hasur kompanitë gjatë realizimit të këtyre objekteve .
Ata u njoftuan edhe me masat e sigurisë dhe me masat tjera që kanë ndërmarrë kompanitë, për mbrojtjen dhe ngritjen e sigurisë në punë, teksa të njëjtit morën informacione edhe mbi llogaritjen statike të këtyre objekteve.

Kjo vizitë është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë që e ka Fakulteti i Ndërtimtarisë së UBT-së me kompanitë që janë duke i përfunduar punimet e këtyre objekteve gjigante në Prishtinë. Pikërisht për këtë, studentët kanë treguar një interesim të madh dhe parashtruan një mori pyetjesh, për të cilat morën përgjigje për të cilat morën përgjigje nga përfaqësuesit e kompanive