Studentët e UBT-së vizituan institucionet e drejtësisë
22/04/2016Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik në UBT, janë pritur të premten në institucionet e drejtësisë kosovare: Gjykatë dhe Prokurori, në Prishtinë.
Të udhëhequr nga ligjëruesi Lavdim Krasniqi, ata janë njoftuar me punët e gjyqësorit dhe të prokurorisë, ndërsa kishin rastin të ishin pjesë e një seance gjyqësore, në të cilën janë njohur nga afër me procesin.
Studentët janë pritur nga gjyqtarë e prokurorë dhe nga stafi përcjellës i dy institucioneve.