Studentët e UBT-së vizitojnë Universitetin Teknik të Vjenës, për ta ligjërojnë profesorët, Dilinger dhe Kosumi

01/12/2017

 

Gjatë vizitës studimore të realizuar nëpër vende të ndryshme të Evropës, njëri ndër vendndalimet e studentëve dhe stafit të UBT-së, ishte në Universitetin Teknik të Vjenës, ku për ta u mbajt ligjërata më titull: “Strategjia e planifikimit urban në qytetin e Vjenës:, nga prof. dr Thomas Dilinger dhe nga profesori Skender Kosumi, të cilët vendosën në fokus analizimin në aspektin arkitekturor të objekteve  që i kanë vizituar studentët gjatë këtyre ditëve.

 

Për profesorin Dilinger, nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, u nda një dekoratë falënderimi për kontributin e tij shumëvjeçar dhe për përkrahjen profesionale të studentëve të UBT-së, në veçanti, për mundësinë që ua ka dhënë atyre që, tash e shtatë vite të vizitojnë Universitetin Teknik të Vjenës dhe të jenë pjesë e ligjëratave që zhvillohen atje.


Falë tij, shumë studentë dhe profesorë të UBT-së janë duke u ngritur profesionalisht dhe duke i përfunduar studimet e niveleve të ndryshme në Universitetin Teknik të Vjenës.

 

 

Pos vizitës në Vjenë, studentët do të vizitojnë edhe dhjetëra qytete dhe objekte të tjera në disa shtete të Evropës.