Studentët e UBT-së shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

11/05/2018

Me rastin e shënimit të 12 majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT, në bashkëorganizim me Grupin për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT, si dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe Ferizaj, kanë zhvilluar disa aktivitete simbolike.

 

Aktivitetet janë mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë, si dhe në sheshin kryesor të komunës së Ferizajt.

 

Kjo ditë u shënua me shpërndarjen e fletëpalosjeve me përmbajtje sensibilizimi dhe informimi, teksa qytetarët e rastit kanë pasur mundësinë të bëjnë matjen e shtypjes dhe sheqerit në gjak.

 

Aktivitetet janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e ligjëruesve në UBT, Fitim Alidema, Besnik Elshani dhe përfaqësueses së Grupit për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT, Vlora Sveqla.