Studentët e UBT-së, pjesë e punëtorisë

15/05/2015

Studentët e vitit të parë të Departamentit të Gazetarisë në UBT kanë marrë pjesë në punëtorinë dyditore mbi portretizimin etik të fëmijëve në medie, e organizuar nga Departamenti i Gazetarisë të Fakultetit Filologjik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe organizata “Save the Children”.

 

Pjesëmarrës ishin gazetarë, studentë dhe profesorë të departamenteve të gazetarisë nga institucionet private dhe publike të arsimit të lartë. Punëtoria  kishte synim ngritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve medial në tërë Kosovën, duke filluar nga studentët, mbi të drejtat e fëmijës dhe për prezantimin etik të fëmijëve në medie. 

 

Rezultat i saj gjithashtu do të jetë hartimi dhe zhvillimi i një materiali që do të paraqesë në mënyrë specifike portretizimin etik të fëmijëve në media, që do të përdoret dhe do të bëhet pjesë integrale e modulit Etika në Medie, në Departamentin e Gazetarisë. Ky material do të dalë si rezultat i diskutimeve gjatë këtyre dy ditëve, i cili do të jetë i ndihmuar nga profesorët e departamenteve të gazetarisë, dhe nga David Hayward, ekspert ndërkombëtar në fushën e Medies dhe të Drejtave të Fëmijës.

 

Ndërkohë për kontributin dhe angazhimin e dhënë në këtë punëtori, studentëve janë nderuar me certifikata, përfshirë këtu edhe tetë studentet e UBT-së: Edona Jerliu, Marigona Kqiku, Sherife Sokoli, Donjeta Nikqi, Marigona Haliti, Ebrona Leti, Ulpiana Emra dhe Vesa Karjagdiu.