Studentët e UBT-së, pjesë e projektit të profesorit Ortega nga SHBA

28/03/2017

Profesori i Morehead State University të SHBA-së, Jorge Ortega ka mbajtur një ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Mekatronikës dhe për ata të programit Multimedia të SHKI-së në UBT, me ç’rast i informoi studentët për realitetin virtual, si dhe atë të argumentuar.


Krahas kësaj, pas ligjëratës, aktiviteti ka vazhduar me zhvillimin e punimeve të punëtorisë së studentëve, puna e të cilëve u monitorua nga Ortega.


Gjatë kësaj punëtorie, ata e bënë testimin e pajisjeve për realitetin virtual, si dhe panë nga afër se si janë zhvilluar pjesët e caktuaratë këtij projekti.


Në fund, përmes intervistave, Ortega përzgjodhi tetë studentë të UBT-së, të cilët do të jenë pjesë e procesit hulumtues për projektin e tij mbi realitetin virtual , punë kjo që do të zhvillohet në Morehead State University, në SHBA.


Morehead State University (MSU), me seli në Kentucky të SHBA-ve, është njëri ndër universitetet publike më të njohura, që ofron  programe universitare dhe pasuniversitare, si dhe zhvillim të programeve të doktoratës, teksa numëron mbi 11 mijë studentë aktivë, që i takojnë 31 kombësive të ndryshme dhe mbi 64 mijë alumni (ish-studentë).