Studentët e UBT-së në Vjenë, në vazhdimin e punëtorisë “Linking Kosova-Albania-Macedonia”

06/05/2015

Studentët e UBT-së, të programit Master për Arkitekturë po marrin pjesë në vazhdimin e punëtorisë “Linking Kosova-Albania-Macedonia”, që po i zhvillon punimet në Vjenë të Austrisë.

 

Ata vazhduan punën grupore në ambientet e laboratorit Mobiles Stadtlabor, për projektin final mbi temën “Bashkëpunimi ndërkufitar”. Projekti ka për qëllim përmirësimin dhe afrimin e qyteteve që ndodhen përgjatë kufirit Kosovë-Maqedoni-Shqipëri, duke aplikuar njohuritë mbi Planifikimin Hapësinor.

 

Studentët u pritën nw njw takim nga dekani i Departamentit për Planifikim Hapësinor në Fakultetin Teknik të Vjenës, profesor Thomas Dillinger.

 

Pjesë e këtij programi ishte edhe Michael Rosenberger, zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Vjenë, i cili para studentëve të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor prezantoi më detajisht planin zhvillimor të Vjenës, projektin STEP 2025.