Studentët e UBT-së marrin pjesë në Konferencën Regjionale të Prishtinës

08/11/2017

Dhjetëra studentë të UBT-së, të Fakultetit Juridik, Shkenca Politike  dhe MBE, morën pjesë në konferencën e parë regjionale në Kosovë në kuadër të Students For Liberty, “Prishtina Regional Conference”, që u organizua nga European Students for Liberty Kosovo.

 

Krahas pjesëmarrjes, studentët e UBT-së, Pylljon Nura, Herolind Dranqolli, Aida Sopi, ishin aktivizuar edhe si vullnetarë në kuadër të këtij aktiviteti të rëndësishëm për studentët kosovarë.

 

Konferenca trajtoi çështjet e lirive të individit, tregun e lirë, hapjen e kufijve dhe emigracionin, teksa ligjërues ishin Bardhyl Salihu, Adri Nurellari, Aleksandar Kokotovic dhe Mohammd Malayeri, si dhe për herë në Kosovë,  ishte i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Republikës së pavarur të Liberlandit, Thomas Walls.

 

Si institucion që ofron përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin e arsimit dhe të studentëve, UBT mban kontakt dhe ofron mbështetje për organizatën European Students for Liberty Kosovo.