Studentët e UBT-së krijojnë aplikacionin “DreamCurtains”

09/01/2018

Ish-studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT, Adonis Arifi dhe Bardhyl Bytyqi, kanë krijuar aplikacion unik të quajtur “Dream Curtains”, i cili tashmë është lancuar në platformën Play Store, dhe i njëjti po u ndihmon përdoruesve, përmes ofrimit të katalogëve për dizajnim të produkteve shtëpiake.

 

DreamCurtains është i pari i këtij lloji në Kosovë dhe më gjerë, teksa sipas ideatorit të këtij aplikacioni, Valbon Jorgangji, projekti ka depërtuar edhe në tregun e Turqisë dhe po synon edhe tregun botëror.

 

Sipas tij, si rezultat i punës të palodhshme të ish-studentëve të UBT-së, aplikacioni ka arritur të shkarkohet, pëlqehet e shfrytëzohet nga mijëra përdorues.

 

Falë suksesit të treguar nga ish-studentët e SHKI-së, ky aplikacion pritet ta zgjerojë ndikimin përmes bashkëpunimit dhe punësimit edhe të studentëve të tjerë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe të Fakultetit Dizajn i Integruar.

https://dream-curtains.com/