Studentët e UBT-së ideojnë projekte për zvogëlimin e aksidenteve në komunikacion

09/06/2016

Studentët e nivelit master në drejtimin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, kanë arritur të ideojnë projekte, të cilat pos që lehtësojnë qarkullimin në komunikacionin rrugor të Kosovës, zvogëlojnë edhe aksidentet në komunikacion. Ata kanë ideuar eliminimin e pikave të konfliktit ne komunikacion, në kryqëzime rrugësh: me nënkalime e mbikalime; eliminimin e pikave te zeza me metodën Inxhinierisë; projektimin e shtigjeve të biçikletave; parkimet e hapura e të mbyllura të automjeteve etj. Këso projektesh ideore shpalosen për herë të parë në Kosovë.

 

Profesori i lëndës i lëndës Planifikimi i Trafikut, Infrastrukturës dhe Peizazhet, Nol Deda, konsideron se projektet e këtilla zvogëlojnë numrin e aksidenteve në komunikacion, ndotjen e ambientit etj. Të gjitha këto projekte, studentët i kanë ideuar pas studimeve të zhvilluara edhe në terren.