Studentët e UBT mund të aplikojnë për bursa të plota ofruar nga Komisioni Europian

27/11/2014

Ditën e djeshme, në ambientet e UBT-së rektori i UBT-së prof.dr Edmond Hajrizi, ka pritur studentët për ti informuar lidhur me programet e mobiliteteve dhe bursave të ofruara nga Komisioni Europian.

UBT është fitues për herë të 4-tërt i programeve Erasmus Mundus dhe është i vetmi institucion i arsimit të lartë privat në Kosovë që është përfitues i këtij programi.

 

Përveç programit Sigma Agile, studentët e UBT-së do mund të të aplikojnë dhe në programe të tjera të Erasmus Mundus, partner i të cilave është Kosova.

 

Qëndra e Karrierës dhe Marrëdhënieve me Jashtë në UBT, do të ofrojë trajnime për të gjithë studentët e interesuar për ngritjen e kapaciteteve  në plotësimin e aplikimit, përgatitjen e letrave të motivimit etj.

 

Ndërkohë ish-studentja e UBT dhe aktualisht staf i UBT-së, znj.Rineta Jashari, ndau me studentët e pranishëm eksperiencën e saj si përfituese e Bursave Erasmus si studente e UBT-së.

 

Për të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e këtyre programeve të mobilitetit dhe bursave, Qëndra e Karrierës dhe Marrëdhënieve me Jashtë në UBT, do të jetë në dispozicionin me anë të sesioneve të tjera të informimit.