Studentët e SHKI-së, në punimet e tyre i trajtojnë sfidat globale

26/01/2018

 

Studentët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, në UBT, kanë bërë prezantimin e punimeve, që i kanë kryer përgjatë punës një semestrale me profesoreshën ,Krenare Pireva-Nuci dhe të cilat do të jenë pjesë e Konferencës Dimërore të Studentëve, që do të mbahet gjatë muajit mars të këtij viti.

 

Në këto punime, studentët kanë trajtuar dhjetëra tema të shumta dhe aktuale, duke përfshirë: “Zhvendosja e aktiviteteve tona në hapësirat kibernetike”, “Impakti i inteligjencës Artificiale në Edukim, Mjekësi e më gjerë”, “Impakti i veturave pa vetë-vozitëse”, “Përdorimi i sistemeve rekomanduese në aplikacione të ndryshme”, “Adaptimi i sistemeve të edukimit duke përdorur teknika të Inteligjencën Artificiale”, “Shfrytëzimi i Open Education Resources: Mundësi të reja”, “Kërcënimet eventuale gjatë përdorimit të hapësirës kibernetike”, “Teknikat më të avancuara të enkriptimit dhe dekriptimit të kanaleve komunikuese, për të ngritur nivelin e sigurisë së komunikimeve”, “Valutat kriptografike dhe funksionimi i tyre për nga perspektiva teknike”, “Realiteti virtual (Virtual Reality) kundër Realitetit të miksuar (Augmented Reality)” dhe “Impakti i teknologjisë në ambientin tonë – rasti i Tesles”.

 

Të gjitha këto punime kanë një vlerë akoma më të veçantë për faktin se do të bëhen pjesë e “UBT Knowledge Center”, qendër kjo e inicuar nga bashkëpunimi mes UBT dhe “Pacific University”, në Amerike dhe “University of Linneaus”, në Suedi.