Studentët e Shkencave Politike në UBT vizituan Ministrinë e Administratës Publike
07/04/2016Studentët e Shkencave Politike në UBT, në kuadër të vizitave nëpër institucione të vendit, të enjten, vizituan Ministrinë e Administratës Publike. Ata u pritën nga zëvendësministri i kësaj ministrie, Hajredin Hyseni.
Zëvendësministri u shpjegoi studentëve për punën që e kryen kjo ministri, auditimin, reformat e administratës publike dhe për planet në të ardhmen.