Studentët e Juridikut simulojnë seancë për arbitrazhin
29/01/2018
Studentët e Fakultetit Juridik, në UBT, kanë mbajtur një seancë simuluese për arbitrazhin, të organizuar në përfundim të lëndës “Arbitrazhi dhe Zgjidhja Alternative e Mosmarrëveshjeve”, me profesorin e lëndës, PhD. Cand Artan Murati, në prani edhe të ligjëruesve dhe studentëve të Juridikut.
Gjatë këtij aktiviteti, ata kanë shfaqur njohuritë e tyre duke treguar aftësi të larta të parashtrimit të argumenteve mbi një rast hipotetik, duke u bazuar në kuadrin ligjor të kësaj lëmie.
Gjatë kësaj seance hipotetike, studentët demonstruan aftësi analitike, të nevojshme edhe në zhvillimin e tyre profesional.
Zhvillimi i këtyre aktiviteteve ndihmon në aftësimin praktik të studentëve, në përputhje me standardet bashkëkohore dhe pritshmëritë e të mësuarit në fushën juridike.