Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë vizituan fermën Fidi
21/03/2017Studentë e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, kanë vizituar fermën e pulave “Fidi”, në Lipjan, me ç’rast janë njoftuar me gjendjen e sigurisë në aspektin mikrobiologjik, si dhe me procesin e ushqyerjes së pulave, shumëzimin e tyre, përpunimin dhe kushtet e ruajtjes së produkteve të shpendëve.
Drejtuesit e fermës së pulave “Fidi” treguan se gjithçka në prodhimtarinë e tyre është natyrale, pa stimulues artificialë, pasi që sipas tyre, një gjë e tillë është kërkesë e qytetarëve.
Tutje, ata thanë se ferma në fjalë është një aktivitet ekonomik, që qëllim kryesor ka mbajtjen e shpendëve, të cilat më pas shfrytëzohen si ushqim për njerëzit, si dhe për prodhimin e vezëve.
Ndër tjerash,studentët e këtij fakulteti patën mundësinë të bëjnë edhe pyetje, derisa në vazhdën e vizitave studimore, ata do të vizitojnë edhe biznese tjera, për të parë nga afër procesin e punës në këtë drejtim.