Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim vizituan Radiotelevizionin e Kosovës

28/04/2018

 

Studentët e vitit të parë në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit në UBT, vizituan ambientet e punës në RTK, ku u pritën nga redaktori i redaksisë së programeve argëtuese, njëherësh edhe ligjërues në UBT, Xhevdet Sfarça.

 

Sfarça i informoi studentët për kanalet e RTK-së, studiot e realizimit dhe të transmetimit, pajisjet e punës, realizimin teknik, mënyrën e ndarjes së punëve dhe përgjegjësive, sistemin e brendshëm të funksionimit etj., teksa në të njëjtën kohë, patën mundësinë të shohin edhe mënyrën e realizimit drejtpërdrejt të edicionit të lajmeve në RTK.

 

Vizitat studimore po realizohen me qëllim të informimit dhe të njoftimit të studentëve në mënyrë të drejtpërdrejtë me kushtet dhe mundësitë që ofron tregu i punës.