Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizituan Doganën e Kosovës
27/04/2017Studentët e vitit të parë të drejtimit Media dhe Komunikim në UBT vizituan Doganën e Kosovës.
Ata u pritën nga zëdhënësi, Adriatik Stavileci, i cili i njoftoi për historikun e doganës, funksionimin, rolin mbi marrëdhënien me publikun, menaxhimin e krizave si dhe komunikimin me media.
Studentët përcollën me interes të dhënat për funksionimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për vendin, njëkohësisht mirëpritën gatishmërinë e z.Stavileci për bashkëpunim, si me studentët ashtu edhe me gazetarët, me qëllim të dhënies së informacioneve, që i ndihmon shumë ata, njëkohësisht rrit transparencën e këtij institucioni ndaj publikut.
UBT në vazhdimësi po organizon vizita për studentët nëpër institucione të ndryshme, me qëllim të informimit të tyre me kushtet dhe mundësitë që ofron tregu i punës.