Studentët e Arkitekturës në UBT, hartues të projekteve të rëndësishme për Prishtinën

01/10/2015

Ermal Canaj dhe Shkumbin Alihajdaraj, studentë të Fakultetit të Arkitekturës në kuadër të UBT-së, janë të angazhuar, në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Prishtinës, në cilësinë e praktiktikantëve së bashku me studentë nga universitetet e tjera.


Që nga fillimi i angazhimit të tyre në Korrik 2015, Ermal Canaj dhe Shkumbin Alihajdaraj janë angazhuar në disa projekte të parapara nga kjo drejtori. Ndër projektet që vlejnë të përmenden janë: Projekti për Restaurimin e  Biblotekës “Hivzi Sylejmani” dhe Bibliotekës së fëmijëve “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë. Detyra e tyre në kuadër të këtyre projektve ishte restaurimi, ndryshimi funksional dhe ruajtja e vlerave arkitektonike dhe të trashëgimisë të këtyre objekteve.

Projekti i fundit, në të cilin Ermali dhe Shkumbini kanë tregur sukses të madh, është projekti  “Tregu mobil”, në të cilin parashihen të ndërtohen 100 pika shitëse mobile nëpër lagjet e Prishtinës. Në konkursin e brendshëm të Komunës së Prishtinës, në mes të grupeve të studentëve, ideja dhe dizajni i punuar nga Ermal Canaj është përzgjedhur si dizajni fitues për projektin në fjalë. Më pastaj kjo ide është zhvilluar dhe detajizuar edhe me mbështetjen dhe ndihmën e Shkumbin Alihajdarit, dhe ajo tani është e finalizuar.


Realizimi i këtij projekti dhe ndërtimi i këtyre pikave, të cilat do të mund t’i shohim në lagje të ndryshme të Prishtinës, pritet të bëhet gjatë muajit tetor të këtij viti.

Aktualisht, Ermali dhe Shkumbini, jane të angazhuar në mbikëqyrjen e prodhimit të prototipeve të këtyre stendave, pastaj prodhimin e 100 stendave sa parashihen të operojnë në qytetin e Prishtinës.


 

Përveç Ermalit dhe Shkumbinit, në Komunë të Prishtinës janë të angazhuar një numër i studentëve të Fakultetit të Arkitekturës nga UBT, të cilët janë pjesë e projekteve konkrete të Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën, ku përfshihen: Incizimi dhe projektimi i dollapëve në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Prishtinës; Projektimi dhe rregullimi i hapësirave të jashtme të shkollave fillore në Komunës së Prishtinës; Incizimi i gjendjes ekzistuese dhe projektimi i shetitoreve dhe trotuareve në qytetin e Prishtinës; Identifikimi i lokacioneve dhe projektimi i parkingjeve për automjete, përgjatë rrugëve të qytetit të Prishtinës e projekte të tjera.

Në këto dhe shumë projekte tjera, ishin dhe janë të angazhuar studentët: Agim Lutolli, Bujar Statovci, Gent Berisha, Veton Krasniqi, Learta Stavileci, Luiza Hoxha, Gentijana Demaj, Fortuna Haziri, Bardh Abazi, Aurora Jakupi, Azize Popaj, Natyra Poqesta, Hekuran Tërpeza, Gentiana Xhemaili, Veton Krasniqi, Dodona Blakaj, Fiton  Zogaj, Gentian Zogaj, Egzona Morina e të tjerë.