Studentët dhe stafi i UBT-së, mund të bashkëpunojnë me koleget e tyre në Danimarkë
26/02/2013
Prishtinë, 26 shkurt 2013- Presidenti UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në organizimin e përkrahjen financiare nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), e cila është mbështetëse e UBT-së, zhvillimin e Arsimit Profesional dhe Mësimit Gjatë Gjithë Jetës në Republikën e Kosovës, dhe me ftesë të disa institucioneve të Arsimit të Lartë të Danimarkës ka qëndruar për një vizitë njëjavore në këtë shtet.
Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit një javor në Danimarkë, ka zhvilluar një varg takimesh me rëndësi, dhe të suksesshme, më qëllim të ngritjes së ndërkombëtarizimit të UBT-së, dhe të sektorit të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovë në përgjithësi.
Më konkretisht, gjatë qëndrimit njëjavor në Danimarkë, Presidentit i UBT-së, Dr. Hajrizi, vizitoi dhe ka zhvilluar një varg takimesh me menaxhmentin, stafin akademik dhe hulumtues si dhe përfaqësues të niveleve të larta të Universitetit Roskilde (RUC).
Ka takuar Allan Grønbæk, Menaxherin e Departamentit dhe Inovacionit në RUC, dhe që të dyja palët kanë biseduar për bashkëpunimin mes RUC dhe komunitetit të biznesit në lidhje me projektet dhe kërkimet shkencor të studentëve.
Më pas Dr. Hajrizi, takoi edhe Susan Thomsen Varmer, Menaxhere e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe të Administratës në RUC dhe Anita MeJens Friis Jensen, anëtare e Bordit të Menaxhimit të Universitetit të RUC-ut , dhe profesoreshë në Departamentin për Komunikim, Biznes dhe Teknologji të Informacionit.
Në të gjitha takimet me personalitete e cekura më lartë, të Universitetit RUC, është diskutuar për bartjen e praktikave të mira të Danimarkës e posaçërisht të këtij në UBT, sidomos në fushën e interdisiplinaritetin, studimi i organizuar në projekte dhe inovacion. Po ashtu është diskutuar për projekte të përbashkëta si në edukim, shkëmbim të studentëve po ashtu edhe në projekte të përbashkëta shkencore përmes studimeve të doktoraturës apo projekteve evropiane.
Universiteti Roskilde RUC, është Universitet publike dhe ka 7500 studentë, zhvillon nivele të studimit nga ato bachelor deri në ato të doktoratës. Është themeluar që 50 vite më pare dhe ka përvojë të suksesshme në gërshetimin e Departamenteve dhe të mësuarit problemor të orientuar me punë intensive grupore.
Presidenti i UBT-së, Dr. Hajrizi, ka vizituar edhe Shkollë e Biznesit – Henley Nordic në Kopenhagë, dhe u takua me udhëheqësin e programit Leif Bergmann dhe Drejtorin Menaxherial Jesper Nytof, dhe biseduan për fushën e marketingun, aktivitetet e administratës, konceptin e të mësuarit dhe të gërshetuar të kësaj shkolle.
Henley Nordic në Kopenhagë, është Degë e NordiC-ut nga Mbretëria e Bashkuar, e bazuar në shkollën e menaxhimit private dhe arsimimin afër 4,000 menaxherëve në më shumë se 100 vende në çdo vit. Moduli i bazuar në strukturën e programit 1 deri 3 vite (nga certifikatës tek MBA ekzekutivi), lehtësuar nga një platformë e fuqishme e të mësuarit të gërshetuar.
Po ashtu Presidenti i UBT, Dr. Hajrizi ka vizituar edhe shkollën e biznesit Niels Brock, dhe u takua me konsulentin John Cyril Knudsen, për Departamenti për Arsimin e Lartë Profesionale, për Marketingun ndërkombëtar dhe aktivitetet trajnuese, duke përfshirë si kampuset Niels Brock në Kinë, Vietnam dhe Shtetet e Bashkuara.
Niels Brock është themeluar që 125 vjet më parë, është një shkollë komerciale me reputacion të lartë dhe inovativ. Nga origjina e saj me arsimin komercial parauniversitar, shkolla është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, dhe sot ajo ofron një gamë të gjerë të kurseve dhe programeve të plota, nga arsimi bazë profesional dhe trajnimi deri në Bachelor dhe MBA programet. Aktualisht ka 25,000 studentë, çdo vit ndjekin mësimet në Danimarkë, dhe 2,000 studentë nga Kina, Vietnami dhe SHBA mësojnë në kampusin Niels Brock në Kinë, Vietnam dhe Shtetet e Bashkuara.
Ta cekim edhe njëherë se vizita njëjavore e Presidenti të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është organizuar dhe përkrahur financiarisht nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), e cila është mbështetëse UBT-në zhvillimin e Arsimit Profesional dhe Mësimit Gjatë Gjithë Jetës në Republikën e Kosovës, dhe me ftesë të disa institucioneve të Arsimit të Lartë të vendeve të cekuar me lartë .