Studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Riola Morina, publikon artikull në platformën e organizatës “International Service for Human Rights”
22/03/2022Studentja e vitit të tretë të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Riola Morina, ka publikuar një artikull në platformën e organizatës “International Service for Human Rights”, organizatë kjo me seli në Gjenevë të Zvicrës.
Riola ka publikuar një artikull në të cilin ka trajtuar efektin e pakos së rimbëkëmbjes ekonomike të vitit 2021 për gratë në Kosovë, si dhe përgjigjjen e qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj kësaj situate, duke përmendur aspekte të ndryshme të politikave ligjore për barazinë gjinore.
Përmes këtij artikulli, studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Riola Morina, ka përçuar zërin e saj rreth çështjes që ajo ka trajtuar, duke hapur rrugën edhe për publikime të tjera në kuadër të projekteve për të drejtat humanitare.
Platforma “Voices for Human Rights” iu ofron mundësinë studentëve nga universitete të mbarë botës që të shprehen dhe të publikojnë artikujt e tyre profesional për çështjet e të drejtave të njeriut.
Linku i artikullit: https://www.igfm.ch/studentenprojekte/