Studentja Vesa Morina fillon internshipin në UBT, falë sukseseve të treguara gjatë studimeve

20/09/2017

Vesa Morina është studente e UBT-së, e cila po vijon suksesshëm studimet në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, ndërsa mendon që t’i vazhdojë studimet e nivelit master në të njëjtin drejtim.

 

Krahas studimeve në UBT, ajo është e angazhuar në punë praktike në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, e cila zhvillon tutorim në lëndët java1 dhe java2.

 

Në kuadër të punës që po bën, studentja Morina i ndihmon studentët e SHKI-së në lëndët e lartpërmendura duke ju ofruar ushtrime shtesë, përfshirë në teori dhe praktikë.

“UBT më ka mundësuar që dijen dhe eksperiencat akademike të cilat i përfitova në këtë institucion, t’i ndajë edhe me studentët e tjerë të SHKI-së. UBT është qendër e dijes dhe ekselencës, si dhe është i vetmi i këtij lloji që ofron cilësi e mundësi të mira për punësim e punë praktike, andaj jam shumë e kënaqur me pozitën time aktuale”, ka thënë Morina.

 

Tutje, ajo vlerësoi se programi akademik i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, ofron mundësi të studimeve me një ambient të përshtatshëm universitar, në këtë mënyrë, studentët e këtij institucioni po i arrijnë qëllimet e veta.

 

Programet akademike në UBT, përfshirë edhe Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, zhvillohen me standardet më të larta kualitative ndërkombëtare, prandaj diploma e UBT-së njihet edhe ndërkombëtarisht.