Studentja Saranda Demolli pjesë e stafit të UBT-së

21/09/2017

Studentja e Fakultetit Mekatronikë dhe Menaxhmet në UBT, Saranda Demolli është në prag të përfundimit të studimeve të nivelit baçelor, por njëherësh është e angazhuar në Zyrën e Burimeve Njerëzore në UBT.

 

Paraprakisht, që nga fillimi i vitit të dytë të studimeve, Demolli është e angazhuar në punë praktike në Fakultetin Mekatronikë dhe Menaxhment, e cila zhvillon tutorim në lëndën e matematikës.
“Të jesh pjesë e UBT-së, do të thotë të jesh në hap me trendin teknologjik të botës, sepse UBT-ja është institucioni ku jetësohet teoria në praktikë ”, tha Demolli.


Studentja Demolli ka thënë se në UBT ka përfituar eksperienca të shumta akademike, e cila theksoi se përvojat e fituara po i shërbejnë në profesionin dhe karrierën e saj.
“Faleminderit UBT-së, që çdo herë krijon hapësirë për bashkëpunim me gjithë studentët e vet, tani njohuritë e marra në UBT do t’i shkëmbejmë me të tjerët”, tha ajo.

 

Fakulteti për Mekatronikë dhe Menaxhmet është i vetmi i këtij lloji në Kosovë, si dhe duke qenë kështu, ofron edukim profesional për gjithë studentët të cilët synojnë të studiojnë këtë fushë.

 

Studentët të cilët përfundojnë studimet në këtë fakultet, specializohen në profilet: menaxhim i mekatronikës, automatizim industrial, dizajn të produkteve industriale, robotikë, inxhinieri biomjekësore, telekomunikacion, mekanikë, aeronautikë.