Studentja Samire Curri, pjesë e Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit
01/08/2019Samire Curri është studente e UBT-së në Fakultetin e Infermierisë, por tashmë është asambliste në Kuvendin Komunal të Komunës së Hanit të Elezit, teksa njëkohësisht është edhe pjesë e Komitetit për Politikë dhe Financa në këtë qytet. Përvojën e marrë nga fakulteti, ajo po e shfrytëzon për të adresuar çështje dhe probleme që kanë të bëjnë me shëndetësinë në komunën ku vepron. “Ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e UBT-së sepse ka një staf akademik profesional, që vazhdimisht japin maksimumin e tyre në procesin akademik. Studimet në UBT po më ndihmojnë në punën e përditshme dhe e vlerësoj shumë faktin që jam në mesin e një institucioni që studentëve u krijon mundësi të shumta, përfshirë edhe vazhdimin e studimeve në universitete partnere në të gjithë botën”, tha ajo. Samirja tregoi që përmes UBT-së dëshiron t’i vazhdojë studimet master jashtë vendit në një nga universitetet me të cilat institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi, e më pas synon që të kthehet në vendlindje për t’i sjellë përvojat më të mira ndërkombëtare.