Studentja Meral Çukiqi, dizajnere grafike dhe zhvillon bredingun e kompanive të reja

09/06/2020

Sistem i integruar i mësimit të fushave të dizajnit, sikur dizajni grafik, ai i enterierit, dizajn i produktit, dhe modës, e kanë shndërruar studenten e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Meral Çukiqi, në konkurrente të fortë në tregun e punës dhe profesioniste të kësaj fushe.

 

Merali tashmë po u ofron ekspertizat profesionale dhe zhvillon brendingun e kompanive të reja për në botën e tregtisë, teksa po u ndihmon edhe për dizajne që përdoren nga kompanitë në rrjetet sociale.

 

Ajo tha se UBT i ofroi mundësinë e studimeve cilësore, studime që barasvlerësohen në nivel ndërkombëtar.

“UBT, saktësisht drejtimi Dizajn i Integruar më mundësoi të njoh gjitha fushat e dizajnit, njëherësh më përgatiti për atë që jam tani, dizajnere grafike”, theksoi studentja Meral Çukiqi.

 

Dizajn i Integruar është program nga i cili të diplomuarit fitojnë njohuri dhe kompetenca në art dhe dizajn, mendim kritik, struktura dhe materiale, teknologji informative, realitet virtual/shtuar (VR/AR), teori dhe kritikë arti dhe dizajni, punë ekipore dhe shkenca shoqërore.