Studentja Melodika Abrashi po vijon praktikën në ProCredit Bank

10/09/2018

Studentja e Fakultetit Juridik, Melodika Abrashi është duke e përfunduar praktikën tremujore në ProCredit Bank, në pikën e kësaj banke në Mitrovicë.

 

Informacionin dhe mundësinë për kryerjen e kësaj praktike e ka marrë nga Fakulteti Juridik në UBT, teksa u shpreh që ka mësuar shumë rreth çështjeve ligjore për këta tre muaj.

“Pritshmëritë e mia mbi këtë internship janë plotësuar sepse teorinë e mësuar në fakultet kam pasur rastin ta ushtroj në praktikë”, vlerësoi ajo, teksa tregoi që deri në procesin e nisjes së praktikën kanë marrë ndihmë nga drejtuesit e fakultetit ku ajo po i vijon studimet.

 

Ende pa e përfunduar praktikën në ProCredit Bank, Melodika tashmë ka marrë ofertë përsëri për vazhdim të praktikës, por synimi i saj është që të fillojë praktikë diku tjetër, në mënyrë që veten ta sprovojë edhe në institucione tjera të lidhura me fushën e drejtësisë.