Studentja Media Shalaku është duke punuar si hulumtuese në kuadër të Institutit për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor në UBT

08/12/2023

Medina Shalaku është njëra nga studentët e drejtimit Planifikim Urban dhe Zhvillim i Qëndrueshëm në UBT, e cila është duke punuar si hulumtuese në kuadër të Institutit për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor.

Studentja Medina Shalaku ka theksuar rëndësinë e programit unik të Planifikimit Urban dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të ofruar nga UBT, duke e bërë atë të ndjehet e privilegjuar për të qenë pjesë e këtij rrugëtimi intelektual.

“Duke e ditur që UBT ofron programin e vetëm universitar të dedikuar ekskluzivisht Planifikimit Urban dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në vendin tonë, përvoja si studente është mjaft e mirë. Programi është një ndërthurje në mes të teorisë dhe zbatimit praktik, ku përfshihemi në temat si dizajni urban, planifikimi i transportit, qëndrueshmëria mjedisore, dhe analiza e politikave të ndryshme në nivel regjional dhe ndërkombëtar”, ka thënë Shalaku.

Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor në UBT bazohet në aplikime teorike dhe praktike, si dhe ofron zgjidhje inovative dhe praktike përmes aftësive të kombinuara të grupeve të ndryshme duke përfshirë ekspertë të mjedisit, urbanistë, arkitektë, inxhinierë, specialistë komunikimi, sociologë, ekonomistë, psikologë dhe të tjerë nga të gjitha fushat përkatëse.