Studentja Lyra Begolli po kryen punë praktike në UBT
25/08/2023Pas një rrugëtimi të suksesshëm si studente e Fakultetit Juridik në UBT, historia e Lyra Begollit është një frymëzim për të gjithë. Ajo është angazhuar për punë praktike në departamentin e Marketingut Digjital në UBT.
Studentja Lyra Begolli ka vlerësuar se zgjedhja për të studiuar në UBT ishte një vendim i qëndrueshëm dhe i menduar mirë, meqenëse programi Juridik ishte një burim i njohurive të avancuara teorike dhe praktike.
“Ishin dy arsye kryesore që zgjodha UBT-në: e para ishte programi i studimit, i cili ka një kurrikulë superiore dhe specifike nga universitetet e tjera në rajon, dhe e dyta është renditjet ndërkombëtare që ka UBT. Përgjatë studimeve kuptova se UBT ka një staf profesionistësh që ofrojnë leksione në një nivel tjetër dhe janë mbështetësitë kryesor për arritjet tona profesionale”, është shprehur Begolli.
Misioni i programit Juridik është të ofrojë cilësinë më të lartë të edukimit ligjor që çon në përsosmëri në performancën e kapaciteteve të ndryshme profesionale ligjore dhe të kontribuojë në avancimin e sundimit të ligjit, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes proceseve inovative, mësimdhënies, dhe ekselencë kërkimore për të mirën e njerëzve dhe komunitetit.