Studentja Lularta Buja punësohet në agjencinë e lajmeve KosovaLive
17/06/2020Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Lularta Buja, ka nisur punën në cilësinë e gazetares dhe e koordinatores së trajnimeve në agjencinë e lajmeve KosovaLive.
Ajo aktualisht po merret edhe me asistimin e projekteve të organizuar në kuadër të këtij agjencioni si dhe është përfaqësuese e projektit GlobalGirl Media Kosova (GGMK).
Duke folur për përvojën rreth studimeve, Lularta theksoi se njohuritë që i ka fituar dhe puna praktike që e ka realizuar me profesorët dhe asistentët e këtij fakulteti kanë qenë shumë efektive dhe kanë shërbyer që të jetë e përgaditur për tregun e punës.
“Arsyeja pse unë jam në UBT, e tregon më së miri se çfarë mendimi kam për UBT-në, jam shumë e lumtur që marr shembull nga shembujt”, theksoi ajo.
Nisur nga statistikat e regjistrimit të vit pas viti studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim kanë arritur që të tregojnë rezultate në studime si dhe në gjetjen e tyre pas diplomimit. 90% e studentëve të gazetarisë janë të punësuar dhe po e dëshmojnë suksesin në tregun e punës.