Studentja Luiza Hoxha, arkitekte në kompaninë “DEKORATIV”

16/04/2019

Studentja e nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Luiza Hoxha është duke punuar tash e tri vite si arkitekte në kompaninë “DEKORATIV”, që merret projektim, ndërtim dhe instalime të sanitarisë dhe qeramikës.

 

Përgjegjësia e saj në ekip është në projektimi i enterierëve dhe mbikëqyrja e punëve deri në përfundimin e tyre.

 

Luiza tha se i gjithë ky sukses është i natyrshëm, sepse është angazhuar dhe i ka shfrytëzuar me përpikëri të gjitha mundësitë që i janë ofruar gjatë studimeve.
“Të gjitha arritjet gjatë studimeve janë mundësuar nga faktorë të ndryshëm, ku përveç përkushtimit tim personal, ndikues është edhe profesionalizmi që kanë treguar profesorët ndaj nesh, pajisjet teknologjike të cilat UBT i posedon në numër të mjaftueshëm për të gjithë studentët, e gjithashtu kushtet dhe hapësirat e përshtatshme, sidomos për studentët e Arkitekturës, të cilëve u nevojitet një hapësirë e madhe për punimet e tyre”, vlerësoi ajo.

 

Luiza tregoi se gjatë studimeve ka pasur mundësi të bëhej pjesë e ekspozitave, udhëtimeve dhe vizitave nëpër vende të ndryshme, teksa e përmendi edhe punëtorinë “EASA”, në Bullgari, pjesëmarrjen në të cilën ia mundësoi UBT.