Studentja Leorenta Alija përfundon punën praktike në ProCredit Bank

07/09/2018

Studentja e Fakultetit Juridik, në UBT, Leorenta Alija, është vetëm njëra nga studentët e shumtë të UBT-së, që e ka shfrytëzuar mundësinë e praktikës nëpër institucione të ndryshme publike dhe private.

Ajo tashmë ka përfunduar punën praktike tremujore në ProCredit Bank, pasi kjo e fundit kishte kërkuar praktikantë nga Fakulteti Juridik i UBT-së.

 

Leorenta tha që kjo përvojë ka qenë ndër më të mirat që ka pasur dhe se i ka shërbyer në njohjen e profesionit të saj nga një këndvështrim tjetër.

“Me shumë kënaqësi do të vazhdoja të punoja edhe më tutje, por për shkak të planeve tjera ka qenë e pamundur, kjo ngase tash do të vazhdojë një praktikë tjetër në KDI”, u shpreh ajo.

 

Bashkëpunimi i ngushtë i UBT-së me institucionet vendore e ndërkombëtare po u ndihmon në vazhdimësi studentëve që lehtësisht të pranohen në tregun e punës dhe të jenë shumë të kërkuar nga institucione, kompani dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.