Studentja Laureta Zejnullahu, arkitekte enterieri në kompaninë “Palma”

13/11/2019

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT, Laureta Zejnullahu është punësuar ende pa i përfunduar studimet themelore, dhe atë si arkitekte enterieri në kompaninë e njohur vendore, “Palma”.

Megjithatë, ky nuk është suksesi i vetëm i Lauretës, pasi këtë vit, ajo është shpallur njëra nga fitueset në Garën e Përpunimit të Drurit.

 

Ajo tha se arritja e suksesit në profesionin e saj nuk ka qenë aspak i vështirë, duke ju falënderuar përkushtimit dhe punës së saj gjatë studimeve, si edhe përkrahjes nga profesorët e saj.

“Nuk ka qenë mision i pamundur të arrihet sukses i lartë gjate studimeve në UBT, për faktin që sistemi është korrekt dhe njohuritë arrijnë të transmetohen falë profesorëve dhe bashkëpunimit të tyre me studentë”, theksoi Laureta.

 

Ajo shtoi se UBT ka qenë opsioni më i mirë për të nisur ngritjen akademike, pasi, sipas saj, është institucion lider në këtë fushë.

“UBT-në e kam zgjedhur si opsionin më të mirë për vazhdimin e studimeve në degën e Arkitekturës, pasi është institucion lider në këtë departament, ka profesorë të shkëlqyer dhe mundësi perfekte për përfitimin e njohurive në fushat përkatëse, të cilat neve si studentë na e mundësojnë të krahasohemi me studentë të nivelit botëror”, potencoi studentja në fjalë.

 

E për të provuar ndjenjën e të studiuarit jashtë vendit, Laureta synon që studimet e nivelit master t’i fillojë shumë shpejt në një nga universitetet evropiane.