Studentja Krenare Belegu fillon punën praktike në byronë projektuese “Archline”

17/10/2018

Studentja e vitit të tretë në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Krenare Belegu ka filluar punën praktike në byronë projektuese “Archline”, në Pejë.

 

Studentja Belegu thotë se njohuritë e fituara gjatë studimeve në UBT po i ndihmojnë në projektimin dhe ideimin e projekteve të shumta ndërtimi.

 

“Programi i Arkitekturës në UBT përbëhet nga një staf shumë profesional, ku prej tyre kam mësuar për projektim, bazat e dizajnit arkitektonik etj., dhe jam përgatitur për punë, si dhe për avancim në karrierë”, është shprehur ajo.

 

Tutje, ajo theksoi se Fakulteti i Arkitekturës në UBT, është njëri ndër më të mëdhenjtë në Kosovë e rajon, nga i cili studentët dalin të përgatitur dhe me njohuri të mjaftueshme për të siguruar vende pune menjëherë pas përfundimit të studimeve bazike, madje në të shumtën e rasteve, edhe më herët.

 

UBT është lider rajonal në fushën e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, program i cili ofron njohuri dhe përgatit ekspertë nga kjo lëmi.