Studentja Fortesa Doqi, pjesë e programit të praktikës në Kosovo 2.0
19/02/2019Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Fortesa Doqi është bërë pjesë e programit të praktikës të Kosovo 2.0, prej ku ajo është përzgjedhur në mesin e dhjetëra të rinjve të tjerë që kishin aplikuar.
Përgjatë muajve të praktikës, ajo e ka provuar nga afër tregun e punës dhe nevojën për informim, me ç’rast për këtë qëllim ka përgatitur artikuj, intervista, si dhe kryeartikuj.
Fortesa tha se praktika që po e përfudnon në K2.0 ka qenë më unike se në secilën media tjera që ka përfunduar punë praktike.
“Përgjatë kësaj praktike në K2.0 kam mësuar shumë rreth profesionit tim si gazetare, e gjithë kjo duke pasur parasysh që, për dallim prej mediave të tjera ku kam përfunduar praktika deri më tani, në K2.0 unë vazhdimisht kam pasur një mentor që më ka ndihmuar rreth shkrimit dhe botimit të tij”, vlerësoi ajo.
Fortesa konstatoi se po të mos bëhej pjesë e UBT-së, nuk do të arrinte asnjëherë që ta donte dhe ta mësonte profesionin e gazetarisë në nivelin që e ka përvetësuar tani.