Studentja Edona Jerliu, pjesë e grupit punues për testimin e Platformës për Qeverisje të Mirë
14/03/2018
Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, në nivelin master. Edona Jerliu, ka marrë pjesë në grupin punues për testim të Platformës për Qeverisje të Mirë, në Kosovë, e cila i dedikohet qytetarëve për t’u informuar lidhur me funksionet komunale.
Platforma është ideuar nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim (D4D), me qëllim të përmirësimit të njohurive të zyrtarëve komunalë dhe të qytetarëve për funksionimin korrekt të procedurave dhe marrëdhënieve në institucionet publike.
Fokus grupi, pjesë e të cilit ishte studentja e UBT-së, ka bërë testimin e specifikave të kësaj platforme, duke u fokusuar në lehtësinë për qasje në informata, si dhe në përdorimin e kësaj platforme me aktorë relevantë të fushës së shoqërisë civile, institucioneve publike lokale dhe qendrore dhe qytetarëve.