Studentja e vitit të parë, Hera Luma punësohet në organziatën Nevo Koncepti

06/06/2017

Studentja e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hera Luma, e cila aktualisht është në përfundim të vitit të parë të studimeve, është punësuar në organizatën Nevo Koncepti, misioni i së cilës është përmirësimi i gjendjes së komuniteteve RAE (Rom, Ashkali,Egjiptian) dhe fëmijëve në përgjithësi.

 

Luma tha se UBT i ka ndihmuar shumë në aftësim profesional, ku perkrahja dhe motivi nga profesorët, sipas saj,  bëri që t’i arrijë qëllimet e saj. 
“Ky është një fillim i mirë për mua si një studente që sapo ka filluar studimet e arsimimit të lartë”, theksoi ajo. 
Ndërkaq, Luma duke i adresuar të gjithë të rinjtë që të studiojnë në UBT, vlerësoi se institucioni në të cilin ajo po studion dhe vendi në të cilin aktualisht është duke punuar, kanë ndikuar për një fillim të mbarë për karrierën e saj.
 
Para disa muajsh, UBT, në bashkëpunim me Universitetin e Salzburgut, Universitetin e Pavias, atë të Lubjanës, të Tiranës, të Sarajevës etj, kanë lansuar programin e përbashkët master në Shkenca Politike- Integrim dhe Qeverisje (PoSIG), teksa kurrikula e këtij programi fokusohet në integrim dhe në qeverisje, në mënyrë që të përgatisë kuadro për tregun e ardhshëm të punës si dhe të ndihmojë në evropianizimin e Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.