Studentja e UBT-së, Nora Grajçevci e punësuar në zyrë ligjore

05/12/2018

Nora Grajçevci është studente e nivelit master, e cila vijon suksesshëm studimet në Fakultetin Juridik, në UBT. Falë praktikave dhe trajnimeve të zhvilluara në UBT, aktualisht ajo është punësuar në zyrën ligjore “Besnik R. Berisha & Assoicates”, si dhe mbanë një pozitë mjaft të rëndësishme.

 

Studentja Grajçevci, si zyrtare ligjore, ka thënë se merret me studimin e rasteve dhe lëndëve të shumta dhe mjaft komplekse. Po ashtu, ajo bëri të ditur se në kuadër të punës bën edhe hulumtime ligjore, ofron këshilla dhe analiza ligjore, teksa merret edhe me draftimin e shkresave të ndryshme juridike.

 

“Këtë program që e ofron UBT-ja, përqendrohet në arsimimin ligjor në të drejtën e biznesit evropian dhe ndërkombëtarë, si dhe duke qenë kështu, me një theks të veçantë u mundësohet studentëve të deshifrojnë hierarkinë komplekse të së drejtës biznesore. UBT më ka mundësuar profesionalizmin, andaj jam kyqyr lehtësisht në tregun e punës”, ka thënë Grajçevci.

 

Tutje, ajo ka thënë se UBT është institucion ku i mundëson studentëve të vet trajnime të ndryshme, si dhe vizita të shumta studentore.

 

“Duke pasur parasysh këto fakte, ky program më ka tërhequr shumë për ta studiuar, andaj kam zgjedhur UBT-në dhe nuk jam zhgënjyer nga përvoja ime si studente e masterit pranë këtij institucioni”, ka theksuar ajo.

 

Vlen të theksohet se një numër i konsiderueshëm i studentëve të Fakultetit Juridik në UBT, ende pa përfunduar studimet punësohen ose mbajnë praktikë, në zyre të ndryshme juridike në vend dhe më gjerë.