Studentja e UBT-së, Donjeta Nikçi është punësuar në televizionin T7

30/11/2018

Studentja e nivelit master në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, Donjeta Nikçi, tash e disa muaj ka filluar të punojë në televizionin më të ri në Kosovë, në T7. Ajo punon në anën teknike, konkretisht në regjinë e këtij televizioni.

 

Paraprakisht, Donjeta kishte punuar edhe në televizionin “Tribuna Channel” dhe ka mbajtur punë praktike në disa institucione tjera.

 

Studentja Nikçi pretendon që pjesë e suksesit të saj janë edhe studimet në UBT, pasi siç tha, institucioni u mundëson studentëve të vet dije dhe praktikë profesionale.

 

“Tashmë UBT e ka bërë traditë që t’i përgatit studentët e vet si në anën teorike edhe në atë praktike, andaj, gjithnjë gjeneratat dalin të përgatitur dhe arrijnë lehtësisht të punësohen”, potencoi ajo.

 

Tutje, ajo tregoi se studimet e nivelit bachelor i ka mbaruar në UBT, ku ishte shpërblyer si studentja më e mirë e gjeneratës.