Studentja e UBT-së, Diellza Azemi është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë
20/10/2020Diellza Azemi është studente e nivelit master në Fakultetin Shkenca Ushqimore dhe Bioteknologji, e cila tashmë është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ajo zhvillon punën profesionale si inspektore sanitare, teksa theksoi se njohuritë dhe praktikat e marra gjatë studimeve në UBT po i ndihmojnë në ushtrimin e detyrës.
“Pasioni për studimin e Shkencave Ushqimore dhe Bioteknologjisë më bëri të zgjedh UBT-në për rrugëtimin tim të së ardhmes, dhe tani jam shumë e lumtur për sukseset e arritura” ka thënë ajo.
Djellza ishte edhe studente e nivelit bachelor në Fakultetin Shkenca Ushqimore dhe Bioteknologji në UBT, ku është specializuar në Menaxhim të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore.