Studentja e UBT-së, Ariana Tahiri zë vendin e parë në garën “Datathon Business Analysis”

02/04/2021

 

 

Janë shpallur fituesit e garës më të madhe në vend “Datathon Business Analysis”,me ç’rast në vendin e parë është renditur studentja e UBT-së Ariana Tahiri.

 

Nga mbi 100 pjesëmarrës sa ishin në këtë garë, ekipi “Data Sense” i përbërë nga studentja Ariana Tahiri si dhe garuesja Fjolla Krasniqi, ka arritur të triumfoi, në garën e organizuar nga UBT dhe Raiffeisen Bank, në të dhëna dhe punën me big data.

 

Të dy garueset kanë thënë se ndihen të lumtur me triumfin dhe eksperiencën që kanë pasur në garën “Datathon Business Analysis”, teksa kanë theksuar se gjatë kësaj gare kishin fatin të monitorohen nga profesionistë dhe ekspertë të kësaj fushe.

 

Kjo nuk është hera e parë që UBT bashkë me Raiffeisen Bank organizojnë një garë të tillë, pasi që edhe herëve të kaluara këto dy institucione kanë organizuar gara të tilla, përfshirë këtu edhe njërën prej garave më të mëdha në vend “Data Science Hackathon”.