Studentja e UBT-së, vijon studimet në Universitetin “NOVA de Lisboa”, në Portugali

07/03/2018

Partneriteti me universitetin e Portugalisë, “NOVA de Lisboa”, u ka krijuar mundësi studentëve të UBT-së për të studiuar në gjitha programet akademike që i ofron ky universitet.

Në mesin e shumë studentëve që fituan bursë për t’i ndjekur studimet për një semestër të vitit akademik është edhe Shqipe Sejdiu, e cila po vijon studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

 

Studentja Sejdiu ndër tjerash është shprehur se mundësia për të vazhduar studimet në “NOVA de Lisboa” është falë projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimit që UBT ka me këtë universitet.

“Studentët e kanë mundësinë të qëndrojnë disa muaj në këtë universitet, andaj, ne si studentë jemi duke përfituar nga shërbimet mujore, kurset e gjuhës, si dhe njohjen me njerëzit dhe kulturat e reja”, tha Sejdiu.

Mundësia për bashkëpunim dhe shkëmbim të studentëve midis UBT-së dhe universitetit “NOVA de Lisboa”, është në kuadër të Programit evropian për studime, Erasmus +.

 

UBT e universiteti “NOVA de Lisboa” i Portugalisë tashmë janë në një projekt të përbashkët dhe kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në projekte evropiane e ndërkombëtare.