Studentja e UBT-së rrëmbeu çmimin në shoun Talenti multikulturor në Finlandë
22/11/2011Prishtinë, 16 nëntor 2011- Lirigzona Morina, studente e UBT-së , e cila ka fituar bursë për vazhdimin e studimeve përmes projektit “Erasmus Mundus” në Universitetin Lappeenranta të Finlandës, e la gojëhapur publikun finlandez me zërin e saj në shoun “ Talenti multikulturor” , e cila prej asaj konkurrence mjaftë të gjerë rrëmbeu çmimin e tretë.
Juria profesionale e vlerësoi atë si një personalitet të fortë dhe me një zë të bukur dhe krenare në skenë më pas i sugjeruan që të vazhdonte karrierën e saj në këndim.
Pas marrjes së çmimit asaj i kërkuan të përformonte një pjesë të shkurtër të një kënge prej vendit nga vjen dhe aty për aty zgjodhi Himnin Kombëtar “Rreth flamurit ”, etj.
UBT është përfituese e projektit “Erasmus mundus”, shumë studentë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), kanë fituar bursa të plota studimi për vitin e ri akademik 2011-2012 në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master dhe të doktoratës, të cilët kanë filluar mobilitetin e tyre në universitetet më prestigjioze të vendeve të Bashkimit Evropian, dhe po e citojmë edhe njëherë se njëra ndër fitueset e bursën në fjalë është edhe Lirigzona Morina.