Studentja e UBT-së, Fëllanza Avdimetaj e punësuar në kompaninë “Zombie Soup”

26/03/2018

Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, në nivelin master, Fëllanza Avdimetaj, ka disa muaj që është punësuar në kompaninë teknologjike “Zombie Soup”, e cila merret me zhvillimin e aplikacioneve në platformën Android.

 

Ajo bëri të ditur se aktualisht është duke punuar në një aplikacion që ka të bëjë me monitorimin e gjendjes shëndetësore, me theks të veçantë tek të moshuarit që janë diagnostikuar me sëmundje kronike.
“Aplikacioni është i hartuar në atë mënyrë sa që zëvendëson kontrollet e shpeshta mjekësore dhe ofron një lloj të kujdesit tek pacientët pas diagnostikimit. Është vërtetë ndjenjë e mirë kur shikon që puna jote po ndihmon të tjerët”, tregoi ajo.

 

Avdimetaj ka inkurajuar të gjithë studentët të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga UBT, pasi që, sipas saj, UBT është institucion i zhvillimit profesional.
“UBT është cilësuar si njëri nga institucionet më të mira në rajon për Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me një kurrikulë të pasur dhe me profesorë të kualifikuar, janë arsyet pse zgjodha UBT-në për të studiuar në nivelin bachelor dhe tash përsëri në master”, vlerësoi ajo.

 

Pjesë e kompanisë “Zombie Soup” janë edhe disa studentë të UBT-së, prej të cilëve mbajnë edhe pozita udhëheqëse