Studentja e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, Vita Radoniqi ka përfituar nga programi Erasmus+ për shkëmbim semestral në Holandë
04/08/2023Studentja e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Vita Radoniqi është njëra prej shumë studentëve të UBT-së që ka përfituar nga mundësia që ofrohet nga programi Erasmus+ për shkëmbim semestral.
Studentja Vita Radoniqi është përfituese e programit për shkëmbim semestral në “Hogeschool Van Hall – Larenstein” në Holandë.
“Programi Erasmus ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen time personale dhe akademike. Ndërrimi i kulturave dhe përvoja e jetesës në një vend të huaj më ka ndihmuar të zhvillojë aftësi të reja dhe të ndërtojë lidhje me studentë të tjerë nga vende të ndryshme. Ky ndikim ka pasur një përfitim të madh në rritjen e vetëbesimit tim dhe në zgjerimin e njohurive akademike”, ka thënë Radoniqi.
Programi Erasmus+ ka treguar se si mund të hapë dyert për studentët e interesuar për njohuri të reja, zhvillimin e tyre personal dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke sjellë një përfitim të madh për të gjithë ata që marrin pjesë në të.
Vita Radoniqi është një shembull i shkëlqyer i një studente të suksesshme që ka përfituar nga ky program, duke e pasuruar rrugëtimin e saj akademik dhe profesional me një përvojë të paharrueshme.