Studentja e Ndërtimtarisë në UBT, Ninëz Kosumi, punësohet në organizatën UNOPS
31/05/2021Studentja e nivelit master në Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, Ninëz Kosumi, është punësuar në organizatën UNOPS, organizatë kjo që operon dhe implementon projekte në Kosovë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Përgjatë studimeve në nivelin master, Ninëzës iu ofrua një mundësi unike për të ndjekur një praktikë në terren në kompaninë Bechtel Enka, si pjesë e bashkëpunimit që UBT ka me kompani të ndryshme në Kosovë.
E shkathtësitë dhe cilësia e studimeve, me gërshetimin e praktikës profesionale, bëri që Ninëza të vazhdojë rrugëtimin e saj profesional në organizatën UNOPS, si “Junior Project Engineer”, fillimisht si praktikante, e më vonë edhe si punonjëse e rregulltë.
Projekti “Integrated Border Management – Common Crossing Points in Merdare, Mutivoda, and Bernjak” i dha mundësinë asaj që ajo të punojë në pikë kalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Punët e mia profesionale në këtë organizatë fillimisht nisën me punët e implementuara në terren në projektin për “Integrated Border Management – Common Crossing Points in Merdare, Mutivoda, and Bernjak”, ku pata mundësinë të punoj në pikë-kalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pika Merdare dhe Mutivode, ku bashkë me kolegët kemi mbikëqyrur punët ndërtimore të këtyre dy pikave”, ka thënë studentja e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, në nivelin master, Ninëz Kosumi.
Sipas saj, UBT i ka krijuar asaj dhe studentëve të tjerë mundësitë e nevojshme për të kryer punën praktike në kompani të ndryshme.
“Falë mundësisë së krijuar nga UBT që të jem pjesë e praktikës në Bechtel Enka ku fitova shumë informata në lidhje me punët ndërtimore në terren, si dhe përcjelljes së ofertave të ndryshme për punë nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë më UBT, unë arrita që t’i krijoj vetes mundësi të ndryshme për zhvillim profesional”, ka thënë ajo.
Mbi 98% e studentëve të Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, të cilët mbarojnë studimet janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të ndërtimtarisë, brenda dhe jashtë vendit, gjë që e bën UBT-në, institucionin me shkallën më të lartë të studentëve të punësuar.