Studentja e MBE-së, Elirjeta Beka vijon praktikën profesionale në bankën “ProCredit”

22/03/2019

Falë marrëveshjes së bashkëpunimit që UBT ka me bankën “ProCredit”, studentja e Fakultetit Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi, Elirjeta Beka është duke mbajtur praktikën profesionale në këtë institucion bankar.

 

Aktualisht është e angazhuar për Credit Risk, konkretisht në departamentin për vlerësimin e kolateralit, si dhe merret me projekte të ndryshme të bankës.

 

Njëherësh, Elirjeta është edhe anëtare e Këshillit Studentor në UBT dhe përfaqëson studentët në komisionin e ankesave.

 

“UBT më ka ofruar mundësi të shumta, unë kam marrë pjesë në seminare dhe konferenca të ndryshme ku kam prezantuar hulumtimet  e mia shkencore. Duke qenë pjesë e UBT-së, kam vijuar trajnime dhe gara të ndryshme, si dhe më është ofruar mundësia e praktikës”, tregoi ajo.

 

Ajo tha se e veçanta e UBT-së është institucioni ofron studime cilësore dhe mbështet studentët e vet për t’u pozicionuar në tregun e punës.